E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plehrat të larta sa ndërtesat… shikoni se çfarë ndodh në qytetin shqiptar
Lajme

Plehrat të larta sa ndërtesat… shikoni se çfarë ndodh në qytetin shqiptar

Kjo hapësirë prej 5 hektarësh që ka arritur gati 10 metra lartësi është vendepozitimi i vetëm i mbetjeve urbane të bashkisë së Fierit.

Prej katër vitesh është shpallur gjendja e emergjencës, por fusha që ndodhet vetem 100 m nga lagjet e qytetit vijon të shfrytëzohet duke u kthyer në një ‘bombë’ ekologjike me rrezik për jetën.

“Këtë gjë ta shikojnë se na mbytën, u sëmurën njerëzit nga plehrat”.

“Jam sëmurë dhe më kanë dërguar fëmijët në spital. Po të vegjëlit?”

” Nuk marrim dot frymë në mëngjes. Prej kohësh kanë thënë se do ti heqin, por aty kanë mbetur”.

Për përfaqësuesit e bashkisë së Fierit, zgjidhja shihet vetëm ndërtimi i inceneratorit në Vërri, i cili nga ana tjetër kundërshtohet fort nga banorët e zonës.

Situata mund të përballohet edhe për pak muaj.

“E mira është ti jepet fund kësaj fushe. Ne përballojmë kapacitetet derisa të jetë fusha tjetër gati”.

Shfrytëzimi ka nisur në vitet 1970, kur Fieri ishte rreth 30 mijë banorë, ndërsa sot aty grumbullohen çdo ditë gati 220 ton mbetje të 200 mijë banorëve.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.