E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plicia shpall në kërkim 3 persona për plagosjen në Kashar
Lajme

Plicia shpall në kërkim 3 persona për plagosjen në Kashar

Policia ka zbardhur ngjaren e ndodhur pasditen e djeshme ku në Fushë Mëzez në Kashar u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Është shpallur në kërkim një shtetas i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të 28 vjeçarit si dhe dhe dy të tjerë për “Përkrahje e autorit në krim”.

“Shërbimet e policisë të komisariatit nr.6 pas një pune intensive hetimore shpallën në kërkim shtetasin:

M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.