E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plumba mbi lokal, pronari transportonte kanabis me ambulancë
Publik News

Plumba mbi lokal, pronari transportonte kanabis me ambulancë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një ditë më parë në Shkodër.

Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të 56-vjeçarit Tish Pali, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Më datë 18.07.2022, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit T. P., 56 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Tish Pali ishte arrestuar në vitin 2012 si pjesë e një grupi që transportonte kanabis me ambulancë.

Policia e qytetit të Shkodrës kapi 160 kg kanabis sativa. Gjatë operacionit u prangosën 7 persona, një prej të cilëve është efektivi Kujtim Çuni.

Gjashtë personat e tjerë të arrestuar ishin Tish Pali, Tom Zhuri, Zef Paloka, Anton Lumi, Gjon Bregu dhe Françesk Çuni. Policia e Shkodrës bëri të ditur në një konferencë për shtyp se droga e sekuestruar po transportohej me një autoambulancë të qëndrës spitalore të Vaut të Dejës, me drejtim Malin e Zi. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dy armë automatike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.