E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po ça burri je ,o plak! O dak! O njish! O trap!
OP-ED

Po ça burri je ,o plak! O dak! O njish! O trap!

Neda  Balluku

Si t’ja dalim ne nënat t’u mësojmë bijve tanë që në këtë vend të mallkuar nuk ka rëndësi sedra, por  fjala? Që  burrnia nuk është dhuna, por mençuria  për të shuar konfliktin? Që nuk ka rëndësi ç’të dikton shoqëria, por familja?

Si t’ja dalim ne nënat të rrisim bij të denjë dhe jo pjella fotokopje të kapadaillëkut mashkullor shqiptar? Si t’i mësojmë djemtë që kur hasen me djem të tjerë të  etur për përplsje  të mësojnë të tërhiqen e ndërrojnë rrugë, dhe jo të bëhen viktima të ngacmimit “hajde sqarohemi jashtë!”?

Po ça burrnie është t’i marrësh jetën një burri tjetër ?  Po ça burri do bëhesh  ti një ditë,o djalë? Po çfarë burri do e mësosh tët bir të bëhet mor djalë,kur të bëhesh vetë burrë?

Po ça burrash mban ky dheu ynë, që nuk duan gratë e tyre  që i besojnë inferiore, gratë e tyre që i shpullosin “se dajaku ka dalë prej xheneti” , vajzat e tyre që i lëne pa shkollë, e i martojnë 15 vjeçe , që motrat e tyre i ruajnë si xhandarë e me motrat e të tjerëve  tallin menderen për t’i çuar një herë në krevat, e nëse ,larg qoftë! Nuka ja dalin s’lënë vend pa trumbetuar “kurvëllëkun” e tyre të pafajshëm?

Po ça burrash mban ky dheu ynë që mirë që nuk duan gratë, po që s’duan as burrat? që burri me burrin ka armiqësi  e jo vllazëri? Që burri me burrin ka  sedër e  jon miqësi ? Që burri me burrin nxjerr thikën e jo shtrëngimet e duarve?

Po ça burri je ,o plak! O dak! O njish! O trap! O trap kaluar trapit! Që lëlesht në lloto, në bixhoz , në cigare !Që ju punojnë gratë me turne, që lajnë pjata , bythë plakash , rrugët me përshtymë që ju nxirrni nga goja juaj që ça nuk nxjerr , kur ecni rrugëve  e kruani hallatet, edhe para vajzave e grave, vetëm sepse mundeni,sepse jeni burra.

Po ça burri je ti që rreh vetëm sepse mundesh?!Po ça burri je ti që vret vetëm sepse mundesh?!

Po kush trapin je ti,o burrë, që bën si Zot e si shkop e i merr jetën tjetrit?

Po pse, meshkujt në Shqipëri janë aq mutërisht të pasigurtë te vetja, saqë nga mëngjesi deri në darkë duhet të japin prova burrnie ? Te shpejtësia e makinës, te cigarja pa hequr akoma cicën e mamit, te seksi pa bërë as dashuri, te leku pai thënë punës një herë mirëmëngjes, te vrasja pa thënë një herë më fal !

Po ça problemi ke meveten o dak, o trap!/politiko

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.