Po ç’lidhje ka ngjarja e makinës së sigurimsit Xhavit Shala me Ismail Kadarenë ?!
Me terhoqi vemendjen nje bllok fluid lajmesh sot ne mesdite tek tv news 24 ku permendi nje seri krimesh te ndodhura , si vrasje etj .Krejt pa pritur si rrufeja ne qiell te paster folesja nxorri emrin e ish ofecerit te sigurimit shtetit famekeq Xhavit Shala komplet pa lidhje .
Folesja solli ne kujtese opinionit publik nje incident te ndodhur 20 vjet me pare , se gjoja bota e krimit per shkak te detyres i kishin vendosur lende plasese makines private te Xhavit Shales ish drejtor i policis se qarkut Fier ne vitet 2000 , kur minister i brendshem ishte Spartak Poçi .
Ishte pikerisht Spartak Poçi ai qe e emeroi Xhavitin drejtor ne Fier , per shkak te lidhjeve te tyre personale ne Elbasan ne vitet e diktatures komuniste dhe jo per arsye meritokracie qe sigurimsi kishte shpalosur aftesi drejtuese ne luften kunder krimit .
Kur ndodhi ajo ngjarje , u fol fare pak dhe strukturat e shtetit thuaj nuk u impenjuan per zbulimin e autoreve te mundshem qe “rrezikuan” jeten e Xhavitit , qe ky i fundit largoi familjen jashte shtetit per arsye sigurie , biles kete veprim e beri fshehurazi , konspiracion i madh .Pas atij “incidenti” pati zera se venia e asaj lende plasese ishte “alibi” , pa perjashtuar ketu edhe zera te rendesishem brenda struktures se policis se shtetit te cilet hodhen dyshime .
Folesja e news 24 harroi te permendte edhe faktin se sigurimsit Xhavit Shala “dora”e krimit i ka vene tritol ne deren e jashtme te baneses se tij ne lagjen “Don Bosko” , por dhe ky atentat mbeti pa autore te zbuluar .
Ajo qe me la pa goje sot tek news 24 ishte dalja ne skene e shkrimtarit Ismail Kadare . Dalja e emrit te ketij te fundit ishte komplet pa lidhje , e montuar shume keq .
Folesja tha midis te tjerash , se ne ate periudhe Ismail Kadare e kishte thirrurr per nje kafe sigurimsin Xhavit Shala ne vilen e tij ne Golem dhe per ta bere te besueshme kete fakt , “autori” i ketij lajmi nxorri dhe nje foto te Xhavitit me Kadarene tek vila e tij ne Golem dhe Xhaviti ka dale duke qeshur shend e vere dhe aspak i tronditur nga dora e zeze e krimit .
Po ç’lidhje ka ketu ngjarja e makines se sigurimsit me shkrimtarin e madh?. Eshte vene ne dijeni Kadare per kete lajm”bombe”?.
Pse duhet perdorur emri i tij ?, per kredo morale qe shkon ne favorr te sigurimsit?.
Kadare nuk mund te behet “avokat” i gjithkujt qe del ne foto me te per shkak rrethanash, perfshi dhe mua qe kam foto me te natyrshem pa asnje lloi interesi , as Kadare nuk ka nevoje per mua , as une per ate , qe ti thote Edi Rames beje Havarin president apo minister te brendshem .Kurre s’do ndodhte, gjithçka kam arritur e kam arritur vetem me dinjitet e kontribute te ndershme , e jo me kulisa , apo mbeshtetje miqsh e tarafesh .
I treti qe doli ne skene ishte Spartak Poçi ish minister i brendshem ne vitin 1999 – 2001 .
Spartaku akuzoi autoritetet e kohes se e kishin larguar pa drejtesisht beniaminin e tij sigurimsin Xhavit Shala nga detyra e drejtorit te policis ne Fier , po pastaj?!.
Po Spartak Poçi nuk largoi drejtues policie ne ate periudhe kur sundoi si minister i brendshem?.
Po Mit’hat Havarin pse e largoi Spartaku nga detyra e drejtorit te policis se Tiranes , megjithe rezultatet e larta qe kishte ?.
Ç’ne Spartaku pas 20 vjetesh merr nen mbrojtje “mikun” e vjeter te Elbasanit ?!!.
Une i njoh mire drejtuesit e policis se shtetit te gjenerates sime ne keto 30 vjet pseudo demokraci.
I njoh mire drejtuesit e afte , por dhe te paafte .
Xhavit Shala hyn tek drejtuesit e policis Shqiptare te pa afte .
Ai nuk mbahet mend si nje drejtues me aftesi te larta menaxhuese ne luften kunder krimit , nuk mbahet mend ndonje rast ku ai vete eshte perplasur personalisht me njerez te botes se krimit dhe keta te fundit te benin hakmarrje ndaj tij se u kishte shkelur ne kallo .
Po , Xhavit Shala eshte shquar ne periudhen e diktatures si nje oficer sigurimi aktiv per te shtypur armiqte klases .
SPAK te verifikoje sa dosje perpunimi ka hapur Xhavit Shala ne ngarkim te armiqve te socializmit ?!.
Ku “fle” lepuri at’here?!.
Nuk mund te heshtja !. .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



