Po grumbullohen njerëzit para fillimit të protestës, ja si paraqitet gjendja te bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’
Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilës i është bashkuar edhe opozita.
Qytetarët kanë filluar të mblidhen te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa i pari nga nga ish-deputetët e opozitës që ka mbërritur është Enkelejd alibeaj.
Vihet re një pjesëmarrje masive e qytetarëve, pasi nga dita e sotme lejohet lëvizja e lirë edhe në Tiranë deri në orën 21:00.
Ndërkohë rreth 1000 efektivë policie janë në bulevard, ndërsa RENEA dhe FNSH qëndrojnë në gatishmëri nëse protesta do të degradojë në dhunë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



