Po hante darkë me familjen, 42-vjeçari në Sarandë rrihet nga 3 burra në mes të lokalit
Tre persona janë arrestuar së fundmi në Sarandë pasi ka dhunuar një 42-vjeçar dhe janë përpjekur të fshehin ngjarjen. Mësohet se më 12 shtator, Sinan Proda 57 vjeç, Enrik Proda, 29 vjeç dhe Armando Hako, 40 vjeç kanë qëlluar me sende të forta 42-vjeçarin E.Kushova, i cili ishte duke darkuar me familjen.
Ngjarja ka ndodhur në një restorant të qytetit të Sarandës, në një kohë që aty ndodheshin edhe klientë të tjerë. Autorët e maskuar dhe me armë të forta kanë shkuar në restorant rreth orës 22:30, kanë rrahur 42-vjeçarin dhe më pas janë larguar me një një mjet tip “Ford” me targa italiane.
Sinan Proda, 57-vjeç, banues në Sarandë ka qenë i dënuar më parë për vrasje, Armando Hako 40 vjeç, banues në Sarandë, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë, ndërsa Enrik Proda është djali i Sinan Prodës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



