Po hiqnin shtyllat e vjetra, njëra u këput dhe zuri poshtë dy elektriçistët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Roskovec, ku dy elektriçistë kanë humbur jetën pasi ka rënë shtylla e tensionit të lartë ku ata ishin duke punuar.
Burime bëjnë me dije se dy elektriçistët punonjës të OST, që kanë humbur jetën, janë Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi, ndërkohë që kushtet e sigurisë në punë janë vënë në pikëpyetje.
Policia deklaron se janë duke vijuar hetimet për ngjarjen e rëndë, e cila ka ndodhur konkretisht në fshatin Jagodinë.
Shtylla ka qenë e amortizuar dhe elektriçistët ishin duke punuar për demontimin e linjës së vjetër të tensionit të lartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



