Po ia mbledh Edi krimit!
– Gjysho! Po ia mbledh Edi krimit! E ke parë? Gjithë mafiozëve po ua merr makinat. Do sekuestrojë edhe vilat që kanë…
– Kishte vdekur Telua nipçe!
– Kush është ky mo gjysh?
– Telon e kishim brigadier në kooperativë. I hurit e i litarit, rahmet pastë! Kokrra e hajdutit! Ama ishte komunist e s’të linte organizata bazë të merreshe me të. Kur qe koha e shalqijve në brigadën e Telos bëhej kërrdia dhe ai shpalli se, kujt do ti gjendeshin lëvore shalqini në shtëpi do ta vriste me dorën e vet.
Se kishte edhe çifte. Një natë u dëgjuan dy të shtëna çifteje. Në mëngjes u mor vesh se Telua kishte vrarë me dorën e vet kaun balash të kooperativës. Pranë kaut u gjetën lëvore shalqini dhe dy shalqinj të paprekur.
Fshati në fakt nuk u mërzit edhe aq, se të paktën do t’u binte ndonjë koçkë në tenxhere. Por më vonë u mor vesh se Telua kish thënë: ” E haja të gjallë armikun e pronës së përbashkët e nuk ngopesha”!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



