Po ndodh shkëmbimi i madh, Milan-Chelsea. Higuain bie dakord për transferimin
Higuain është dakord për të kaluar në “Stamford Bridge” si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Alvaro Moratën.
Sulmuesi argjentinas dëshiron të bashkëpunojë sërish me ish-trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, shkruan “Goal.
Sipas “Sport Mediaset”, në krahun tjetër edhe Chelsea është treguar e gatshme të marrë përsipër marrëveshjen e huazimit të Higuainit.
Nëse vjen Morata në “San Siro” atëherë në fund të sezonit, Milani do t’ia dorëzojë Chelseas opsionin për ta blerë Higuainin për 36 milionë euro.
Kjo marrëveshje do të duhej të aprovohej edhe nga Juventusi, pasi Higuain është i huazuar për tek Milani që ka të drejtën e blerjes gjatë merkatos së verës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



