Po nuk fitove zgjedhjet ngelesh pa punë? Rama i përgjigjet komentuesit: Kam plot gjera të tjera që dua të bëj!
Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të adresuara në platformat sociale në rubrikën “sy m’sy”.
“Me këtë nivel korrupsioni futja në BE është utopi, jo se humbasim diçka të madhe”,ishte një tjetër koment i adresuar ndaj kryeministrit.
Sipas Ramës nëse do të ishte utopi, BE nuk do të kishte caktuar një afat për vendin tonë për t’u bërë pjesë.
“Po të ishte utopi nuk do na jepnin një datë apo një afat, e kanë bërë sepse nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë, por dhe BE që do të na marrë për shkak të situatës së re gjeopolitike.
Të thuash që ne nuk humbasim gjë, do të thotë që nuk kupton gjë nga futja në BE.
Ne humbasim mbi 1 mld euro në vit, nga të cilat 90% janë grante, dhe 10% kredi. Ndërsa deri tani ka qenë e kundërta. Që ne të humbasim më shumë se 1 mld euro në vit nga anëtarësimi i mundshëm për mustaqet e Çelos, apo e lagu se lagu, apo kush je ti apo kush jam unë, ky do ishte fatalitet
|”Pasaporta evropiane nuk është mashtrim, por rezultat i anëtarësimit në BE. Me punë të ndershme nuk punon dot në Evropë sepse duhet të kesh letra, që të kesh letra duhet të jesh i pranuar si i tillë në Evropë dhe Botë.
Sa i përket zanatin tim që ngel pa punë po nuk fitove zgjedhjet. Unë e vetmja gjë që kam shumë të sigurt është që kam plot gjëra të tjera që dua të bëj. Dua të bëj jo vetëm këtë që bëj, por këtë që bëj e bëj sepse për mua është mision dhe jo punë.
Ngelesh pa punë po nuk fitove zgjedhjet!
Po të mos ishte mision nuk do humbisja asnjë sekondë për të komunikuar me dikë si ti që shan. Por të respektoj edhe ty sepse je një nga forcat, një nga qelizat e gjalla të këtij vendi. Une e kam për detyrë të komunikoj edhe me ty, të pranoj edhe sharjet e tua.
Nuk është punë kjo, unë jam në këtë mision për të bërë atë që kam thënë, për të çuar flamurin në oborrin e BE, aty mbaron mision im”, tha Rama
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



