‘Po rrezikon jetën e njerëzve”, PD i përgjigjet Ramës: Ke tmerr nga bashkimi i shqiptarëve
Pas reagimit te kryeministrit Rama, qe ne nje deklarate pas takimit te kryedemokratit Basha, foli per rrezikim te jetes se njerezve, ne grumbullime, teksa jemi ende ne pandemi, vjen pergjigja e Partise Demokratike.
Me nje deklarate, Sekretari i Pergjithshem i PD-se Gazment Bardhi, thote se ajo qe e tmerron Ramen, eshte bashkimi i shqiptareve.
“Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit”- thekson ai.
REAGIMI
Edi Rama nuk tmerrohet nga shndërrimi i QSUT-së në vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë.
Është fakt se sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurtë e ku masat të ishin me rigoroze.
Edi Rama nuk tmerrohet nga varfëria e shqiptarëve dhe nga papunësia masive e tyre.
Edi Rama e përdori coronavirusin për të shtypur, vjedhur dhe gënjyer qytetarët. Është fakt se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë.
Ndaj Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit.
Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



