“Po ti për kë do të votosh?”- Basha i përgjigjet Ramës: Faleminderit për suportin
Gjatë këtij rrugëtimi tetë vjeçar kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë me kundërshtarët e tij politikë, herë me ata që i kanë dalë kundër brenda partisë së tij, por së fundmi na ka befasuar.

Në një postim në Instagram, Rama ka publikuar një foto bardh e zi me veten e tij. Ai e pyet “Ramën përballë”: “Do ikësh?”.
Ndërkohë vetja e tij i përgjigjet: “Jo, nuk kam mbaruar punë akoma”.

Pasi kryeministri Edi Rama publikoi një foto me veten duke thënë se kishte ende punë për të bërë, kreu i opozitës Lulzim Basha iu përgjigj me të njëjtën foto, por me mbishkrimet “Po ti për kë do të votosh?”- përgjigja është për Bashën.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



