E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po zbrisnin me motor nga kalaja e Beratit, përplasen me njē automjet
Publik News

Po zbrisnin me motor nga kalaja e Beratit, përplasen me njē automjet

Një çift të rinjsh që udhëtonin me motor janë aksidentuar me një automjet këtë të hënë në rrugën me kalldrëm që të çon drejt Kalasë së Beratit.

“Balkanweb” shkruan se Suela dhe Erald Xhafa, kanë qenë duke zbritur me motor nga Kalaja në drejtim të qytetit, por janë përplasur me një mjet tip “Benz”, që ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe dy të rinjtë kanë përfunduar pa ndjenja në tokë.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Berat ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e tyre është tejet kritike dhe do të transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.