E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Po zgjati edhe 1 orë, po vdesim”, qytetarët e bllokuar në aksin Milot-Lezhë apel për ndihmë
Publik News

“Po zgjati edhe 1 orë, po vdesim”, qytetarët e bllokuar në aksin Milot-Lezhë apel për ndihmë

Autostrada Lezhe – Milot është bllokuar tërësisht për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të borës. Vargu i makinave ka mbetur i bllokuar ndërsa qytetarët bëjnë apel për ndërhyrje pasi situata duket kritike. Një qytetar i bllokuar në automjet i bën thirrje policisë që t’u përgjigjet telefonatave, ndërsa shton se nëse nuk ndërhyet, “njerëzit këtu po vdesin.”

Thirrja e qyetarit:

“Kemi dy orë në Zajmen të Lezhës. I biem policisë, i biem emergjencës, askush nuk ka përgjigjet. Kena fëmijë, gra, autobusi është plot me pasagjerë…i bllokum në të gjitha mënyrat…Me ba me zgjat edhe një orë këtu njerëzit po vdesin, si është koha e tillë. Kamionat kthy në mes të rrugës, a ka ushtri, a ekziston shteti ynë kund?”

Një tjetër apel është bërë nga një qytetar që mesa duket ndodhet në një mjet të transportit publik ndërqytetas, i cili shprehet se bashkë me 40-50 pasagjerë po kalojnë momente stresti që prej orës 17.00.

Apeli:

https://youtu.be/ovKXvJJ6bWk

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.