E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Podkasti i kryeministrit/  Shqipëria vend i vështirë për të jetuar? Rama: Në cilin shtet nuk është? Kemi prirjen ta konsiderojmë normale
Lajme

Podkasti i kryeministrit/ Shqipëria vend i vështirë për të jetuar? Rama: Në cilin shtet nuk është? Kemi prirjen ta konsiderojmë normale

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij me Armidën e Elias, çiftin shqiptaro – libanez tregoi se Shqipëria po promovohej në stendat e Argjentinës dhe të Kilit.

“Ne ishim në panairin e turizmit në Madrid. Në stendat, në ato hapësirat e Argjentinës, të Kilit ishin fotografi të Beratit, Ksamili. Dhe operatorët e tyre në stendën e Argjentinës dhe të Kilit thoshin një nga destinacionet e reja është Shqipëria”

Jo vetëm kaq vëmendja tani është tek turizmi malor

“Nga ana tjetër u pa shumë qartë, sepse ne jemi të fiksuar deti, deti, plazhi plazhi, ndërkohë që malet e Shqipërisë janë një pjesë e jashtëzakonshme e pasurisë tonë. Kanë filluar të zbulohen e ka shumë njerëz që shkojnë atje, problem është se ne nuk kemi akoma nëpër ato zona, cilësinë, hotelet, infrastrukturat por dhe ato pak që janë, janë plot. Sa më shumë të bëhen aq më shumë do të duhen” tregoi Rama.

Shqipëria e mbylli 2023 me 10.1 milionë turistë.

Çifti Shqiptaro libanez Elias Mazloum dhe Armida Alikaj të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë këtu ishin të ftuarit e parë në sezonin e tretë të podkastit të kryeministrit Edi Rama.

Pyetjes nëse do ta linin Shqipërinë për të shkuar të jetonin në një shtet tjetër?  Elias Mazloum iu përgjigj ‘Jo’

“Shqipëria është e vështirë është sfiduese. Ne Akoma nuk e kemi blerë një shtëpi, gjyshërit e mi nuk më kanë lënë toka e gjëra por…?” tha Armida Alikaj.

“Shqipëria është e vështirë por cili vend nuk është i vështirë? – replikoi Rama – Ne kemi dhe prirjen çfarë është e vështirë e konsiderojmë normale. Por një gjë di të them që Shqipëria përveç të tjerave, për ne shqiptarët, të jep atë që nuk ka jep një vend tjetër, flas për pjesën e marrëdhënieve” tha më tej Rama

Më tej tregon dhe takimin me mjekë shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Gjermani janë të integruar mjaft mirë por I mungon Shqipëria

Elias Mazloum e përkufizon jetën këtu: “Shqipëria është Europë pa stresin e Europës”

Çifti Shqiptaro libanez Elias Mazloum dhe Armida Alikaj të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë këtu ishin të ftuarit e parë në sezonin e tretë të podkastit të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë bisedës kryeministri kujtoi Robert Papavrami, babai i violinistit të njohur Tedi Papavrami që jeton në Francë dhe vizitoi Shqipërinë para disa vitesh.

“Kur erdhi këtu para disa vitesh tha U bëra disa ditë këtu që vetëm qesh. Kisha harruar të qeshja. Përfundimisht Franca është parajsë e trishtueshme, Shqipëria ferr i gëzueshëm”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.