E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pogradec/ Plagoset me thikë 23 – vjeçari
Lajme

Pogradec/ Plagoset me thikë 23 – vjeçari

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec në një berberanë në lagjen numër 2 të qytetit pranë zonës e njohur si Rr. Rinia.-

Një shtetas i cili sipas burimeve policore rezulton të jetë S. Syzo e që është shpallur në kërkim, ka goditur me mjet prerës një tjetër të ri i cili ka qenë duke u qethur tek berberi.

Sipas të dhënave fillimisht konflikti ka nisur me fjalë më pas agresori ka përdorur mjet prerës thikë duke plagosur 23 – vjeçarin N. Agolli i cili u transportua në spitalin e Pogradecit me dëmtime në në kokë, krahë dhe njërën dorë, për momentin ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Fill pas goditjes agresori është larguar me makinë dhe policia është ende duke e kërkuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.