Policët bashkiakë i marrin kovat me mana tregtarit të gjorë, ai i ndjek pas
Episode të tilla barbare shohim çdo ditë ën cepat e kryeqytetit apo të pasqyruara e të denoncuara nga qytetarët në redaksinë tonë. Sërish ditën e sotme langonjtë e bashkisë kanë sekuestruar disa kova mana e spinaq nga tregtarët e gjorë që përpiqen të shesin për të mbajtur familjen me bukë. Operacioni “spinaqi” u krye me sukses ditën e sotme nga ushtarët e Sokol Kapllanit dhe Erion Veliajt.

Qytetari që ka filmuar videon dëgjohet të thotë ën video: “Po lërja o shefi se gjynah të hajë një çapë bukë” teksa ata shohin kamerën dhe i fusin kovat në bagazhin e makinës së bashkisë. Tregtari i gjorë i ndjek nga pas për të marrë kovat, teksa dëgjohen ngashërimet e tij të trishta që të thyejnë zemrën…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



