E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policët që denoncuan Pjerin Ndreun, kërcënohen me shkarkim nga detyra
Politikë

Policët që denoncuan Pjerin Ndreun, kërcënohen me shkarkim nga detyra

Një denoncim ka ardhur në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku tre oficerë të policisë kanë shkuar për të zbatuar ligjin pasi një subjekt kishte shkelur orën policore, por janë ofenduar dhe konfliktuar si fillim me pronarin e biznesit dhe më pas me kryebashkiakun Pjerin Ndreu i cili i ka kërcënuar me një fjalor ordiner. ‘Policët kërcënohen të largohen nga puna sepse guxuan të kërkojnë zbatimin e ligjit nga lokali në të cilin Pirini bënte aheng dhe orgji’, shkruan Berisha në Facebook.

Por nuk mbaron këtu skandali, pasi të tre oficerët e policisë janë thirrur nga shefi i tyre dhe janë paralajmëruar me përjashtim nga puna. Postimi i plotë i Sali Berishës: Ne narkoshtet ligjin e bejne narkopushtetaret.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Policet kercenohen te largohen nga puna sepse guxuan te kerkojne zbatimin e ligjit nga lokali ne te cilin Pirini bente aheng dhe orgji. sb

Persh dr. Ne mbremjen e dt.24/6/2021 rreth ores 00:30 ne nje resort ne Shengjin 3 oficer te pololise se Shtetit kane shkuar per te marr masa administrative ndaj subjektit ne fjale pasi kishin thyer oren policore dhe prishje qetesie publike nga muzika shume e larte,aty ka dal pronari i subjektit dhe eshte konfliktuar me oficeret e policise duke ju thene qe keni ardhur ne vendin e gabuar,kur nuk ka zgjatur as 2-3 minuta ka dal Pirini partise si duke i share me nje fjalor ordineresh dhe kanosje me pretendimin se ketu jam une dhe ligjet i bej une dhe i vendos si dua une,prandaj mos ju shoh me ketej verdall,ne keto momente 3 oficeret e policise jane larguar nga aty,por nuk mbaron me kaq,diten e dyte jane thirrur nga shefi tyre duke i paralajmruar me perjashtim nga policia e shtetit sepse kane futur hundet atje ku nuk duhej te shkonin! Ky eshte shteti i bandave! Kjo eshte 100% e sigurt!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.