E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Polici dhe gazetari i Tv Klan zaptojnë hapësirat publike të parkimit
Lajme

Polici dhe gazetari i Tv Klan zaptojnë hapësirat publike të parkimit

Denoncimi i banorëve  në  Fresk

Banorët e zonës së Freskut kanë ngritur alarmin për zaptimin e hapësirave publike të dedikuara për parkimin e makinave. Prej rreth 2-3 javësh, sipas tyre, tre hapësira parkimi të përdorura prej më shumë se 15 vitesh nga komuniteti janë bllokuar me trekëndësha me çelës, duke u kthyer në pronë private të dy individëve.

Kush janë zaptuesit?

Sipas denoncimit të banorëve, bëhet fjalë për dy persona: një punonjës policie dhe një gazetar të TV Klan. Kjo ka shkaktuar indinjatë dhe tensione në lagje, pasi banorët e shohin të papranueshme që pikërisht persona që përfaqësojnë rendin dhe median të kthehen në shkelës të hapur të ligjit dhe etikës qytetare.

“Ne kemi 15 vite që banojmë këtu dhe asnjëherë nuk e kemi menduar të bëjmë zaptuesin. Sot, një polic dhe një gazetar i TV Klan kanë marrë hapësirat publike dhe i kanë kthyer në pronë private, duke na thënë hapur se nuk kemi ç’të bëjmë. Nëse nuk ndërhyhet, konflikti është i pashmangshëm”, thuhet në një nga ankesat e banorëve.

Thirrja për ndërhyrje

Banorët kërkojnë nga Policia Bashkiake të marrë masa të menjëhershme për lirimin e hapësirave publike, ndërsa Policisë së Shtetit i bëjnë apel që të disiplinojë punonjësin e saj, duke mos lejuar sjellje që ata i cilësojnë si “gangsterllëk në lagje”.

Një thirrje i është drejtuar edhe TV Klan, që të marrë masa ndaj punonjësit të vet për të mos u kthyer në lajm negativ dhe shembull i keq për qytetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.