E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Polici i çau kokën me pistoletë një femre”, vjen reagimi pas denoncimit të Berishës
Lajme

“Polici i çau kokën me pistoletë një femre”, vjen reagimi pas denoncimit të Berishës

Gjatë ditës së sotme ish-kryeministri Sali Berisha shkroi se një oficer policie në Krujë i ka vendosur pistoletën në kokë një gruaje.Sipas tij kjo ngjarje është mbajtur e fshehur.

Shkrimi i Berishës “Narko policia e Fatzi Droges fsheh ne menyre monstruoze krimet”

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Zoti Berisha,uroj gjithe te mirat per Ju!Nuk dua te publikohem ju lutem…!Dy ngjarje sot ne qytetin e Krujes dhe nuk publikohen! 1:Insepktori i policise Indrit Qyshka i çan koken me pistolete nje femre dhe ajo shkon me urgjence ne spitalin ushtarak,asnje lajm per kte gje,asnje deklarat nga Policia e Shtetit .

2: Qe ka dhe me rendesi, Muharrem Shetes,kusheririt te Linda Rames ne Kruje ,mbrem i esht vene tritol ne shtepi,qe ka tronditur ter Krujen.Personi i mesiperm trafikant droge,armesh,etj.Si shum te tjer qe Linda i ka punesuar Drejtore ne Arsim,Shendetesi si :Y.K,B Sh;R Sh,F R, (Te gjith keto emra jan me njeri tjetrin burr,grua,moter ,vlla)etj pa patur asnje lloj vlere e eksperiencash dhe ky Muharrem Sheta merr rrog ne Oshe.Respekte Doktor dhe te lutem mos me publiko emrin .Rrespekte doktor”

Pas Berishës reagoi zyrtarisht edhe policia e Shtetit.Sipas tyre  janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe ligjore për oficerin dhe ngjarja nuk është fshehur.

Reagimi i policisë “Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti S.Berisha, ku pretendohet se janë fshehur dy ngjarje nga Komisariati i Policisë Krujë, informojmë se:

Për ngjarjen ku është përfshirë në konflikt një oficer policie pranë Komisariatit të Policisë Krujë, janë kryer të gjitha veprimet e duhura ligjore.Konflikti ka ndodhur më datë 23.08.2018, rreth orës 17:00, në rrugën “Kala” ku për motive të dobëta, të çastit (zënie rruge me mjet, për përparësine e kalimit) dhe janë konfrontuar fizikisht shtetasit B.T. 66 vjeç, K.T. 31 vjeç (nipi i B.T.) dhe D.T. (mbesa e B.T.) banues në Krujë me shtetasit E.Q. 36 vjeç, punonjës policie dhe A.Q.41 vjeçe, motra e E.Q.Oficeri i Policisë nuk ka qenë në detyrë kur ka ndodhur konflikti.

Në respekt të paanshmërisë së hetimeve, të gjitha veprimet hetimore mbi ngjarjen e mësipërme janë kryer nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë duke filluar procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve B.T. dhe K.T. për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim.

Komunikata nga Oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë është dhënë ditën e sotme dhe do të pasqyrohet në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit ditën pasardhëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.