Policia jep detaje nga plagosja e Xhuljano Shkurti në servis
Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e një dite më parë në Vorë, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri në ambientet e një servisi.
Nga sherri në servis mbeti i plagosur 28-vjeçari Xhuljano Shkurti.
Kujtojmë që gjithë ngjarja ndodhi në një servis, ku në fillim janë konfliktuar tre persona, edhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri gjatë konfrontimit.
Sherri mes 25-vjeçarit Shkurti dhe autorit, ka qenë i çastit dhe ka ndodhur në një servis makinash.
‘Bëhet e ditur se është arrestuar shtetasi O. P., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Ditën e djeshme, O. P. dhe tre të tjerë, B. B. (32 vjeç), R. L. (38 vjeç) dhe M. U. (37 vjeç), kanë hyrë në ambientet e një servisi në Vorë, ku janë konfliktuar me shtetasit A. M., F. M., dhe Xh. Sh. Gjatë këtij konflikti, shtetasi B. B. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur rëndë shtetasin Xh. Sh. Ndërsa, F. M. dhe A. M. janë dëmtuar gjatë përleshjes fizike.
Të tre shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka intensifikuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për shoqërimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë incident.’, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



