E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Polici lezhian ndihmoi  Ervis Martinajn t’i zhdukej policisë kur u shpall në kërkim
Lajme

Polici lezhian ndihmoi Ervis Martinajn t’i zhdukej policisë kur u shpall në kërkim

E transportoi me makinë gjatë operacionit të koduar ‘Plumbi i Artë’

Polici lezhian ndihmoi Ervis Martinajn t’i zhdukej policisë kur u shpall në kërkim gjatë operacionit të koduar ‘Plumbi i Artë’

Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme agjentin e Forcave të Posaçme Operacionale, 28-vjeçarin Jeton Lami, pasi akuzohet se i ka ofruar ndihmë dhe ka transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur dhe pa asnjë kontakt me familjen e tij.

Dyshohet se Lami e ka transportuar Martinajn gjatë periudhës kur ai u shpall në kërkim në sajë të operacionit “Plumbi i Artë”.

Ervis Martinaj është një personazh në kërkim nga SPAK, pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua. Alarmin për zhdukjen e tij e dha xhaxhai, i cili më 10 gusht bëri denoncim në polici se familja ishte humbur kontaktet me Martinajn, ndërsa lajmi u konfirmua për gazetaren Klodiana Lala më 11 gusht. Prokuroria dhe policia po vijojnë kërkimet dhe hetimet për këtë denoncim, nëse është një plan i thurur nga Martinaj, i cili është në kërkim, apo nëse bëhet fjalë për një kallëzim të vërtetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.