E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Polici me gomone vrau 7-vjeçaren/ Gledis Nano ‘shkrin’ Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Vlorë
Lajme

Polici me gomone vrau 7-vjeçaren/ Gledis Nano ‘shkrin’ Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Vlorë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkarkuar të gjithë zinxhirin komandues të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë, pas vdekjes tragjike të një vajze 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë, pasi u godit nga një mjet lundrimi gomone.

Në njoftimin e bërë publik nga Policia e Shtetit theksohet se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano u shkarkuan nga detyra:

Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë;

Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë;

Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;

Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë

Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori;

Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.

Në njoftim thuhet se po vijon puna për eliminimin e mangësive me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen dhe rritjen e sigurisë në plazhe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.