E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Polici në Gjirokastër u arratis kur mori vesh se do të arrestohej
Lajme

Polici në Gjirokastër u arratis kur mori vesh se do të arrestohej

Mediat kanë publikuar një video të pazakontë ku efektivi i policisë Feim Orenja në Gjirokastër, i shpallur në kërkim, arratiset nga ambientet e drejtorisë pasi merr vesh që do të arrestohet.

Në pamje shihet efektivi Orenja që del me shpejtësi nga dera e komisariatit dhe kalon murin rrethues, teksa kolegë të tij e ndjekin nga pas me vrap. Aktualisht, efektivi është akoma në kërkim nga policia. Në operacionin e policisë në Gjirokastër u arrestua shefi Shefi i Krimeve, Alfred Kondi, nënkomisarin Xhevit Dine, doganieri Bledar Mustafaraj dhe shtetasit Ilir Muho dhe Kleodor Kazo. Nga hetimet u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.