Polici ‘spiunon’ njeriun më të afërt të Saimir Tahirit
12 ton lëndë narkotike kanabis sativa u zbul
ua në fshatin Pagri të Përmetit, çka solli edhe shkrirjen e komisariatit të Përmetit, me pezullime, e masa disiplinore deri tek drejtori i Policisë së Gjirokastrës.
Por për ish-kryeministrin Berisha droga e magazinuar është e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të Krenar Cenollarit, kryesues i fushatës së PS-së në Kombinat, ish-kryetar i kësaj njësisë bashkiake, dhe një ndër njerëzit më të afërt të Tahirit. Këtë akuzë Berisha e bazon në një denoncim që i ka ardhur në Facebook nga një oficer policie.
Policia thekson se Cenollari është nga Përmeti dhe ka “bërë shumë emërime në Polici në Tirane dhe Përmet. Bashkëpunëtor mendohet djali i hallës së Krenarit i cili quhet Gentian Alizoti i cili është arrestuar në 2012 për trafik droge në Gjirokastër i cili është aktualisht banor i Kombinatit. Krenar Cenollari i ka shtëpitë afër me Sajmirin, Policia jo që nuk e ka zbuluar por e kishte në ruajtje këtë magazinë të drogës. Është prokuroria ajo mbi bazën e informacioneve të dërguara nga qytetar që bëri të mundur për kapjen e drogës në këtë magazinë. Por kjo është magazina vetëm e një fshati sepse fshatrat tjera e kanë të fshehur drogën në magazinat e tyre dhe tunele të ushtrisë”, – thuhet në denoncimin e oficerit të policisë. Publik.live /11/04/2017
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



