E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia aksion në banesat në Krujë, gjen 21 kg kanabis
Lajme

Policia aksion në banesat në Krujë, gjen 21 kg kanabis

Policia e Krujës thotë se falë bashkëpunimit me qytetarët janë goditur tre raste në fushën e narkotikëve, duke sekuestruar rreth 21 kg kanabis. Arrestohet në flagrancë një shtetas, një tjetër shpallet në kërkim si dhe një procedohet penalisht në gjendje të lirë.l

 

 

Policia e Krujës në vijim të kontrolleve për parandalimin , evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët se disa shtetas në banesat e tyre mund të kishin lëndë narkotike, ka organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesat e dyshuara.

Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K., pasi në banesën e tij Policia gjeti dhe sekuestroi 7.3 kilogramë kanabis. U bë shpallja në kërkim e shtetasit K.B, pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht për shkak të moshës shtetasi I.B, pasi në banesë ju gjet rreth 1.3 kilogramë kanabis.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.