E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia, aksion në Himarë e Durrës, në hetim 5 pronarë biznesesh
Lajme

Policia, aksion në Himarë e Durrës, në hetim 5 pronarë biznesesh

Operacioni “Plazh i lirë” për lirimin e plazheve publike ka vijuar sot ne Himare dhe ne Durres.

Policia ben me dije se ka liruar rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë dhe  1000 m2 plazh ne Durres, nderkohe qe ka nisur procedimin penal per 5 pronare te subjekteve ne keto zona.

 

 

NJOFTIMI 

Vijon operacioni “Plazh i lirë” për lirimin e plazheve publike.

•          Lirohen rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zaptuar në mënyrë të  paaligjshme.

•          Sekuestrohen rreth 200 kompleteve shezlongë  e çadra.

•          Procedohen penalisht nga Policia e Himarës 3 shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”.

•          Lirohen në Durrës rreth 1000 m2 plazh.

•          Sekuestrohen rreth 270 komplete shezlongë e çadra.

•          Procedohen penalisht nga Policia e Durrësit 2 shtetas, pronarë të subjekteve.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.

Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.

Operacioni ka vijuar edhe në Durrës, ku Policia në bashkëpunim me trask forcën e ngritur nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me Policinë bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe ka sekuestruar rreth 270 komplete shezlogë e çadra.

Në përfundim të veprimeve Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës , proceduan penalisht shtetasit  D.D. e SH.P.,  për veprat penale  “Pushtimi i tokës ” dhe  “Fshehja e të ardhurave“.

Operacioni vijon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.