Policia arreston 11 shoferë nga kontrollet në fundjavë
Dy shkeljet më të shpeshta dhe për të cilat vendosen më shumë gjoba janë parakalimet e gabuara dhe përdorimi i celularit në timon. Gjatë fundjavës, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës kanë arrestuar në flagrancë 11 shtetas, 7 prej të cilëve drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe 4 drejtonin automjetin të papajisur me leje drejtimi.
Janë marrë gjithsej 1 341 masa administrative, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht:
-Janë pezulluar 17 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën efektin e pijeve alkoolike.
-Janë marrë 48 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.
-Janë marrë 64 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.
-Janë marrë 426 masa administrative për parakalim të gabuar.
-Janë marrë 368 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore, si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



