E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia arreston 42-vjeçarin në Tiranë, i dënuar me 13 vite burg në Itali
Lajme

Policia arreston 42-vjeçarin në Tiranë, i dënuar me 13 vite burg në Itali

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ai është dënuar me 13 vite burg në Itali për trafik droge dhe pjesë e grupit kriminal.

Në pranga është vendosur shtetasi Lulzim Halili, i cili do të ekstradohet në drejtim të Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Aostës në Itali, e ka dënuar me 13 vite dhe 4 muaj burg.

Sipas policisë, ai është dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Aosta”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Lulzim Halili, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Aostës, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.