E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia  arreston ish-gjyqtarin Alaudin MALAJ: Djemtë janë të mitur dhe me urdhër mbrojtje
Publik News

Policia arreston ish-gjyqtarin Alaudin MALAJ: Djemtë janë të mitur dhe me urdhër mbrojtje

Alaudin Malaj, ish-gjyqtar i Apelit në Tiranë, është arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në kushtet e flagrancës. Malaj u shoqërua dje pas një konflikti me dy fëmijët e tij, për makinën.

Policia zbardh ngjarjen dhe konfirmon arrestimin Alaudin Malajt, si dhe nisjen e hetimeve për të vëllanë e tij, Agron Malaj, pasi kanë kundërshtuar dhe kanë sharë efektivët që shkuan për t’i shoqëruar.

“…nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrotje.

Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.