E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia arreston në flagrancë 5 persona
Lajme

Policia arreston në flagrancë 5 persona



Me anë të një njoftimi zyrtar Policia ka bërë me dije se ditën e sotme kanë përfunduar në pranga 5 persona të cilët akuzohen për disa vepra penale, duke filluar nga posedimi i lëndëve narkotike, dhuna në familje, mbajtja e dokumenteve të falsifikuara, si dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.


Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 21 vjeç, pasi në Rrugën e Kosovarëve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjet një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Q., 43 vjeç, pasi në banesë, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Rinas u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. P., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dalje nga Republikës së Shqipërisë iu gjet një kartë identiteti e dyshuar e falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. S., 21 vjeç, pasi në Vorë, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.