E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia arreston një 45 vjeçar nga Kurbini i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Lajme

Policia arreston një 45 vjeçar nga Kurbini i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana, lokalizojnë dhe kapin një tjetër shtetas shqiptar të dënuar nga Legjislacioni Italian për ” Trafik droge” , me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar profesionale, lokalizuan dhe kapen duke e arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar

 

• A.(A.).K. 45 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane me Urdhër Arrest të vitit 2013, e ka dënuar këtë shtetas për veprën penale ” Trafik droge në bashkëpunim” parashikuar nga Legjislacioni Italian, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.