E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia arreston numëruesin e shpallur në kërkim. Akuzohet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve
Lajme

Policia arreston numëruesin e shpallur në kërkim. Akuzohet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

Në të njëjtën ditë që Gjykata liroi shokët e tij, të arrestuar pak ditë më parë, për akuzat e falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, policia e Elbasanit arrestoi njërin prej numëruesve që kishte shpallur në kërkim.

Elbasan/Në pranga ra Oltion Bajrami, mëson Panorama. Ndërkohë një tjetër numërues, Eduart Zito vijon të jetë në kërkim. Pak dite me pare, në pranga ranë shtetasit Ylli Kuka, Durim Alla, Algert Alla, Erald Karriqi, Erjon Dashi dhe Mili Vasku. Por te gjithe keta u liruan me “detyrim paraqitje” te shtunen e 2 korrikut nga gjykata.

Njoftimi nga Policia Elbasan

Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihet në pranga edhe 1 shtetas tjetër (numërues votash), i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:

O. B., 37 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë), të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.