E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina
Lajme

Policia arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina

Pak më parë për arsye që ende nuk dihen, policia ka arr.estuar Ismail Morinën në Kukës, dhe nuk është hera e parë që ndaj tij ndodh kjo gjë.

Që pas natës së Beogradit në tetorin e vitit 2014, ku Ballist Morina bëri krenar gjithë shqiptarët me gjestin e tij, ai është ndaluar shumë herë nga policia me pretendime nga më të ndryshmet. Jemi ende në pritje të detajeve të tjera të ngjarjes.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se Ballist Morina, tifozi më i flaktë i Kombëtares është arrestuar sapo ka ardhur në Shqipëri. Sipas Berishës e gjitha ka ndodhur me urdhër të Ramës, i cili merr udhëzime nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Rama  me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina.
Kerkoj lirimin e tij urgjent.

Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç.

Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze.

Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Ju beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne persekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç. sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.