E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia ‘bën shembull’ të gjithë shoferët e papërgjegjshëm, pezullon 51 patenta dhe vendos mbi 1000 gjoba
Publik News

Policia ‘bën shembull’ të gjithë shoferët e papërgjegjshëm, pezullon 51 patenta dhe vendos mbi 1000 gjoba

Policia duke vendosur gjoba

Policia ka njoftuar se vazhdon të ketë kontrolle në të gjitha akset rrugore, duke vendosur gjoba për të gjithë shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

Bëhet me dije se janë pezulluar 51 patenta dhe janë vendosur 1034 gjoba, pasi shoferët kanë drejtuar mjetet në kundërshtim me rregullat e qarkullimit.

Gjithashtu kanë arrestuar 4 shoferë të cilët kanë qenë shkaktarë aksidentesh.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle të shtuara gjatë fundjavës dhe gjatë gjithë ditës së sotme me radar e drager.

Arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore 4 drejtues mjetesh.

Shërbimet e Policisë Rrugore gjatë fundjavës dhe ditës së sotme kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut por dhe për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt.

Si rezultat i kontrolleve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. A., 24 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 40 vjeç, banues në fshatin Bubq, Krujë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë arrestuar dhe shtetasit :

S. L., 35 vjeçe, banuese në Durrës, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin B. B., 41 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar këmbësori shtetasi K. M., 69 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

L. K., 37 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një mjet bujqësor me drejtues shtetasin H. T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Janë pezulluar 51 Leje Drejtimi nga këto:

27 për shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar me Radar dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit të konstatuara me dragera.

Janë ndëshkuar me masë administrative përgjatë 72 orëve 1034 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, tejkalim të normave të shpejtësisë, mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorim i celularit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse, etj.

Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por dhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.