E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia del me njoftim për minatorin  që u la në hyrje të spitalit i plagosur
Lajme

Policia del me njoftim për minatorin që u la në hyrje të spitalit i plagosur

Policia e Dibrës ka reaguar për plagosjen e minatorit. Sipas policisë 60-vjeçari Sh.Ç fillimisht është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë theksohet se grupi hetimor vijon hetimet për të zbardhur detaje të plota rreth kësaj ngjarjeje.

REAGIMI:

Rreth orës 19:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Peshkopisë, shtetasi Sh. C., 60 vjeç, me profesion minator, i punësuar në një subjekt minerar, në Bulqizë. 60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.