Policia e Durrësit ndalon të dyshuarin pasi i gjejnë “një arsenal” me drogë në shtëpi
Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të mërkurë një shtetas 36 vjeçar nën akuzën e trafikut të drogës.
Policia e ndiqte prej kohësh Shpëtim Kolën, nën dyshimet e trafikut dhe prodhimit të lëndëve narkotike, por gjithçka është bërë e qartë kur forcat e specialistëve për hetimin e narkotikëve kanë shkuar në shtëpinë e të riut në Borizanë të Fushë- Krujës.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar një “arsenal” të vërtetë, rreth 150 kilogramë drogë.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
U arrestua në flagrancë shtetasi:
• Shpëtim Kola 36, banues në Borizanë, Fushë-Krujë.
Më datë 09.01.2018 gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 147 kg e 900 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marihuane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



