E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e gjen  të karbonizuar shqiptarin
Publik News

Policia e gjen të karbonizuar shqiptarin

Ai po kalonte disa momente relaksi, duke peshkuar brigjet e lumit të Vermiglianës në Osanë përpara se të kthehej në punë në një piceri familjare në Mezzana.

Por, gjithçka u kthye në tragjedi për 52 vjeçarin shqiptar, Bardosh Dajko.

Dje pak pas orës 6 pasdite në përpjekje për të hedhur grepin, burri pa dashje goditi kabllot e tensionit të lartë dhe vdiq menjëherë. Banorët e zonës dëgjuan një zhurmë të fortë të shkaktuar nga shkarkesa elektrike dhe thirrën menjëherë policinë.

12

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe ambulancat. Pas disa hulumtimeve të bëra përgjatë lumit, trupi i burrit u gjet në bar i vdekur.

Për shkak të shkarkesës së fortë elektrike, trupi i burrit ishte karbonizuar  pjesërisht dhe stafi mjekësor nuk mund të bënte asgjë për të.

1

Vitet e fundit, ai ishte punësuar nga piceri Al Sole di Mezzana, dhe punëdhënësit e tij, duke pasur parasysh angazhimin, seriozitetin dhe i palodhur në punë, kishin vendosur që më pas t’i besonin atij biznesin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.