E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Kosovës sekuestrohen shuma të mëdha parash në banesat e dy zyrtarëve
Lajme

Policia e Kosovës sekuestrohen shuma të mëdha parash në banesat e dy zyrtarëve

Një lajm i fundit nga Kosova tregon se Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në dy lokacione, pronat e dy personave të dyshuar, F.M. dhe H.M. Në këto bastisje, policia ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash. Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar këtë njoftim. Faruk Mujka, kryeshef i “Ibër Lepencit” dhe Hysen Muzilukaj, këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, janë pronarët e dyshuar të pronave të bastisura, sipas mediave lokale. Prokuroria Speciale ka thënë se dyshohet se ata kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar për përfitim të dobisë së kundërligjshme pasurore dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare. Këtë rast Prokuroria Speciale e ka njoftuar për herë të parë në maj të vitit 2022.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.