Policia e ndjek nshqiptarin “skifter” dhe e arreston
Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italianë, pasi ishte në kërkim dhe akuzohej për vjedhje.
G.R., 29-vjeç, u arrestua dje në Alti pas një ndjekje për kilometra të tëra nga një makinë e policisë. Shqiptari me qëndrim të parregullt në territorin italian, ishte në një makinë të vjedhur mbrëmjen e shkuar tip Honda CRV e zezë, e raportuar si e vjedhur në fillim të dhjetorit në Milano. Brenda automjetit të vjedhur, policia ka gjetur sende të ndryshme të vjedhura, si pinca, kaçavida, doreza dhe sende të tjera. Shqiptari rezulton i kërkuar prej muajsh. Ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për krime kundër pasurisë, vendim i dhënë verën e shkuar nga gjykata e Bergamos.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



