E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Shkodrës konfirmoi zyrtarisht zhdukjen e tre të rinjve në zonën e Malësisë së Madhe.
Publik News

Policia e Shkodrës konfirmoi zyrtarisht zhdukjen e tre të rinjve në zonën e Malësisë së Madhe.

Në një reagim të shkurtër, policia sqaron se dy ditë më parë,  një shtetas ka bërë kallëzim se ka humbur kontaktet rreth orës 15:00 të ditës së shtunës me vëllanë e tij, Vilson Çutaj dhe me dy të afërmit, përkatësisht shtetasit Klement Pepaj 21 vjeç nga fshati Vrith dhe Danjel Pepaj, 25 vjeç.

Njoftimi:

Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe,  ka bërë kallëzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe,  se  me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinj) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe. Shërbimet e Policisë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi O.Ç, kanë nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.