E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Shtetit, do t’i kthejë    Bashës, selinë e SHQUP-it
Lajme

Policia e Shtetit, do t’i kthejë Bashës, selinë e SHQUP-it

Pas rrëzimit të Sali Berishës nga drejtësia, policia ka nisur masat kundër tij për të larguar forcërisht nga selia e PD, që ai e kishte uzurpuar. Planin operacional “Largimi” do të zbatohet më 8 janar 2023, dhe Berisha është informuar për këtë nga burime të brendshme të policisë. Megjithatë, ai ka vendosur të përdorë masën “Arrest shtëpie” në selinë e PD për të shkaktuar tensione. Policia,,ka paralajmëruar deputetët e Foltores të mos përfshihen në skenarët e tij anti-polici.

Sipas informacionit, është bërë gati plani operacional “Largimi”, fillimisht me kërkesën zyrtare, tashmë të dërguar kreut të Foltores, Sali Berisha, për t’u larguar vullnetarisht nga godina bashkë me grupin e tij.

Policia i ka kërkuar zyrtarisht Sali Berishës, që brenda datës 31 dhjetor 2023, të dorëzojë godinën te Ministria e Brendshme, si pronare e saj, që ia ka dhënë në përdorim PD-së.

Ish-ndërtesa e SHQUP, iu dha PD-së për zyra, me Vendimin Nr. 651, datë 16.08.2013 të ish-qeverisë “Berisha”, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka; administrimin e të cilës, qysh prej asaj dite e ka Lulzim Basha si kryetar legjitim i kësaj partie.

Por prej 2 vitesh, godinën e ka uzurpuar me forcë Sali Berisha me grupin e tij Foltore, ndërsa qysh prill, korrik e nëntor 2022 ish kryetari në detyrë Enjkelejd Alibeaj dhe në gusht e tetor 2023 Lulzim Basha pas rizgjedhjes kryetar i PD, i kanë kërkuar Policisë së Shtetit, lirimin dhe rikthimin e selisë së partisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.