E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Shtetit pjesë e aksionit ndërkombëtar, 566 të arrestuar, sekuestrohet 1 ton drogë
Lajme

Policia e Shtetit pjesë e aksionit ndërkombëtar, 566 të arrestuar, sekuestrohet 1 ton drogë

Policia e Shtetit është bërë pjesë e operacionit ndërkombëtar EMPACT JAD 2023, mes datave 13 deri në 18 nëntor, i cili u zhvillua njëkohësisht në 26 vende të Europës, me mbështetjen e Europol, Interpol, Eurojust, Frontex, Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare.

Operacioni kishte në shënjestër rrjete të trafikimit të armëve të zjarrit, të lëndëve narkotike, të emigrantëve si dhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë.

Në Shqipëri operacioni u koordinua nga Drejtoria e Europol, duke angazhuar në total 315 punonjës të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve. Në vendin tonë u arrestuan 28 shtetas, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë.

Në total në 26 vendet europiane, gjatë këtij operacioni janë arrestuar 566 shtetas (218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera); janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë (626 kg kokainë, gati 300 kg cannabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.