E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Shtetit procedon gjithë Grupin Parlamentar të opozitës
Lajme

Policia e Shtetit procedon gjithë Grupin Parlamentar të opozitës

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e protestës së organizuar mbrëmjen e djeshme nga opozita. Katër persona janë vënë në pranga ndërsa 195 janë proceduar. Policia bën të ditur se 15 deputetë, Sekretari Organizativ i PD, Ervin Minarolli dhe kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja janë kallëzuar në SPAK. Ata akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe/ose “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Policia bën të ditur se “ditën e djeshme, këta shtetas janë grumbulluar në pikat lidhëse të qyteteve Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve”. “Gjithashtu, disa prej tubuesve kanë lënë automjetet e tyre në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit”.

Nga 4 protestuesit e arrestuar, 3 janë vënë në pranga në Elbasan dhe 1 në Tiranën.

Policia e Shtetit ka kallëzuar në SPAK 16 deputetë të opozitës, të cilët të martën në kuadrin e reagimit opozitar të mosbindjes civile bllokuan gjashtë kryqëzime rrugësh në të gjithë vendin

“Janë referuar materialet në SPAK, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (4 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 3 në Elbasan dhe 2 në Lezhë) dhe për kryetarin e bashkisë Kavajë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik””, thekson policia.

Për këtë, janë arrestuar 4 persona të tjerë,  3 në Elbasan dhe 1 në Tiranë. Ata akuzohen për veprën “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe/ose “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë 195 militantë të opozitës, përkatësisht 92 në Durrës, 36 në Fier, 33 në Tiranë, 20 në Elbasan dhe 14 në Lezhë.  Sakaq, janë shpallur në kërkim 5 shtetas, përkatësisht 3 në Elbasan dhe 2 në Tiranë.

Deputetë të proceduar:

Xhelal Mziu,

⁠Flamur Noka,

⁠Asllan Dogjani,

Albana Vokshi,

Luan Baçi,

Tritan Shehu,

Kasem Mahmutaj,

Edi Paloka,

Ervin Minarolli,

Bledjon Nallbati,

Dashnor Sula,

Tomorr Alizoti,

Qani Xhafa,

Edmond Spaho,

Elda Hoti,

Kastriot Piroli.

I proceduar dhe kryetari i bashkisë Kavajë: Fisnik Qosja.

Siç duket narkopolicia e urdhëruar nga narkokryeministri pasi i përjashtoi nga seancat e kuvendit ka vendosur që tu vendosë policinë nga pas përfaqësuesve të popullit të opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.