E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Tiranës arreston 4 persona
Publik News

Policia e Tiranës arreston 4 persona

Në njoftimin e policisë thuhet se forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin  D.H., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F.Sh dhe E.K, për veprën penale “Moskallëzim i Krimit”, pasagjer në mjetin që drejtonte shtetasi D.H.

Po ashtu u arrestua edhe S.H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar më mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte dhe kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Q., 52 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.M., 42 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.59 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.