Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve
Policia e Tiranës ka kërkuar rihapjen e dosjes së “21 janarit”, ndërkohë që nesër shënohen 10 vjet nga ngjarja e rëndë.

Pritet që kërkesa t’i kalojë tashmë Prokurorisë së Tiranës. Blutë kanë kërkuar që të rishihen kamerat e sigurisë, të ripyeten dëshmitarët, të afërmit e viktimave dhe ish-punonjës të Gardës.
Vitin e kaluar organi i akuzës pezulloi hetimet për njërin prej të vrarëve në bulevard, Aleks Nikën.
Sjellim në vëmendje që 4 protestues mbetën të vrarë si pasojë e protestës së dhunshme para Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmitarët e Kombit”.
Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u vranë gjatë protestës së thirrur asokohe nga Partia Socialiste kundër Kryeministrit të kohës Sali Berisha dhe aleatit të tij në qeveri Ilir Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



