E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Tiranës nis shoqërimet pas protestës
Lajme

Policia e Tiranës nis shoqërimet pas protestës

Policia e Tiranës ka shoqëruar gjatë natës 5 persona dhe 1 tjetër u arrestua në lidhje me protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Ndërkohë Policia e Tiranës ka nisur kërkimet për kapjen e 7 personave të tjerë të cilët dyshohen se hodhën molotov drejt institucioneve dhe efektivëve.

Nga protesta opozitare mbeten të plagosur 6 persona dhe 10 punonjës policie, të cilët kanë marrë mjekim në QSUNT dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Protesta e mbrëmjes së djeshme nisi në orën 18:00 dhe përfundoi në orën 22:00.

Situata në kryeqytet dtën e sotme paraqitet e qetë dhe shumica e rrugëve janë pastruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.