E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia ende në kërkim të Klerent Bozhanajt që plagosi policin
Lajme

Policia ende në kërkim të Klerent Bozhanajt që plagosi policin

Forcat e Policisë së Shtetit janë ende në kërkim të 42-vjeçarit Klerent Bozhanaj, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi.

Burime bëjnë me dije se uniformat blu kanë ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës pothuajse në gjithë Tiranën, në shtëpi të braktisura dhe magazina, por asnjë gjurmë nuk është zbuluar deri tani.

Policia ka bashkëpunuar dhe me familjarët për një tentativë për t’u vetëdorëzuar, por deri tani nuk është arritur asgjë. Familjarët kanë qenë shumë bashkëpunues, kanë treguar disa vende ku mund të fshihej, por pasi i kanë kontrolluar nuk ka rezultuar të jetë aty.

Sipas informacioneve, autori është trup shumë i dobët, rreth 180 cm. Në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë Bozhanaj ka qenë i veshur me tuta dhe bluzë gri, kapele të zezë.

Klerent Bozhanaj është larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes dhe i armatosur me pistoletë, ndërsa mendohet se është fshehur në kryeqytet. I cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, Bozhanaj, mendohet se mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 42-vjeçari është parë sërish duke lëvizur në këmbë, por më pas nuk kanë mundur ta lokalizojnë.

Dyshohet se Bozhani ka precedent më mëparshëm penal në Itali dhe se është në gjendje depresive.

Policia e Tiranës ka ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.