E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia fshehu ngjarjen  e plagosjes me thikë në ish-Bllok
Lajme

Policia fshehu ngjarjen e plagosjes me thikë në ish-Bllok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 12 në një lokal në zonën e Bllokut.

Burime tona  bëjnë me dije se brenda ambienteve të lokalit “De sharm” një person rreth 40 vjeç është qëlluar disa herë me thikë nga 2 persona, të cilët kanë qenë në të njëjtën tavolinë.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës që ditën që ndodhi ngjarja.

41-vjeçari E.Dorzi dyshohet se është qëlluar rreth 27 herë me thikë brenda lokalit ku ndodhej.

41-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Ndërkohë që policia është munduar të fshehë ngjarjen pasi nuk ka dhënë asnjë njoftim lidhur me ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.